×
Tuesday, July 23, 2024

“Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Monika”

May 23, 2020


Në prag të festës së Bajramit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho dhe kryetari i Bashkisë Lorenc Tosku ishin në qendrën të paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Peqinit.

Në fjalën e tij Balla tha se në prag të festës së Bajramit do të shpërndahen për familjet në nevojë mbi 500 pako ushqimore.

“Për çdo vit për festën Bajramit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme. Peqini për fat nuk ka patur persona të identifikuar me COVID-19 dhe populli i Peqinit i ka respektuar masat e mbrojtjes nga ky armik i padukshëm.

Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.

Pakot ushqimore që po shpërndahen sot janë blerë sipas procedurave të përcaktuara nga Qeveria bazuar në Fondin e Emergjencave Civile të Bashkisë Prrenjas. Janë pako të plota ushqimore të cilat përmbajnë të gjitha produktet e domosdoshme për një familje. Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar qartë cilat janë familjet që përfitojnë. Ndërkohë në Peqin edhe procesi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike të dyfishuar për shkak të Luftës ka qenë korrekt dhe në kohë.

Dua t’u them të gjithë atyre që në këtë situatë të vështirë nuk tregojnë aspak solidaritet, por thjeshtë shajnë e komentojnë nga studiot e darkës në televizione, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë dhjetra mijëra familjeve në të gjithë Shqipërinë, ishte dhe mbetet i domosdoshëm”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Mona.

“Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Mona bashkë me ndonjë aktor episodik e me ca figurantë, sa herë t’iu teket. E ku vajtimi për teatrin, ia ka lënë vendin mbledhjes së firmave për partinë e re me seli në Presidencë.

Ky operacion humanitar do të vijojë deri në fund të kësaj lufte. Çdo ditë, deri ditën e fundit”, u shpreh Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments