×
Sunday, January 24, 2021

“Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, Balla përshëndet thirrjen e eurodeputetëve për miratimin e kuadrit të negociatave me Tiranën dhe Shkupin

December 8, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Kryetari i Grupit Socialist, Balla ka bërë publike edhe letrën që Parlamenti Europian i ka nisur Këshillit me kërkesën për miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se eurodeputetët vlerësojnë se “Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🇪🇺
Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane.

“Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, vlerësojnë eurodeputetët, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, sikurse vlerësohet edhe në vlerësimin e Komisionit Europian.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për