“Shpresojmë që plani i BE-së për rimëkëmbjen të hyjë në fuqi në 2021”
May 27, 2020
Negociatat e vështira për planin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë dollarë, prezantuar nga Bashkimi Europian nuk do të përfundohen gjatë samitit të ardhshëm europian që do të zhvillohet në qershor, theksoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Është e qartë se negociatat, që janë të vështira, nuk do të përfundojnë gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit të BE-së”, deklaroi në një konferencë shtypi kancelarja gjermane, Merkel.
“Objektivi duhet të jetë gjetja e kohës së mjaftueshme në vjeshtë që parlamentet kombëtare dhe Parlamenti Europian të mund të diskutojnë dhe që plani i rimëkëmbjes të hyjë në fuqi më 1 janar 2021”, shtoi Merkel.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments