×
Sunday, September 19, 2021

‘Shërohet’ biznesi i ujit nga pandemia/ ‘Dukat’ nis eksportin

August 9, 2021

Sipas të statistikave të fundit shitjet e ujit të ambalazhuar për 2021 janë 50% më të larta se në 2020. Kërkesa tejkalon edhe 2019-n. Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja vjen si pasojë e hapjes së ekonomisë dhe zbutjes së masave kufizuese. Edhe eksportet kanë shënuar rritje sa i përket ujit të ambalazhuar. Sipas operatorëve, eksportet për Europën dhe Dubain janë rritur deri 60% më shumë se vjet, ndërsa me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit janë dyfishuar.

Sipas raporteve te fundit nderkombetare Shqipëria renditet në top listën e vendeve europiane sa i takon rezervës ujore për frymë të popullsisë. Specialistët thonë se veç sasisë, një tjetër dhuratë të madhe që natyra na ka bërë, është prurja dhe cilësia e ujërave nëntokësore, të pasur me minerale. Kjo pasuri i ka dhënë hov edhe industrisë së ujit. Burime nëntokësore dhe rrjedha sipërfaqësore ushqejnë sot dhjetra impiante që merrem me përpunimin, ambalazhimin dhe tregëtinë e ujit në shishe.

Eksport i Ujit Dukat

Ne kushtet kur konsumatori shqiptar është bërë më i kujdesshem në përzgjedhjen e produkteve “Made in Albania” të shëndetshme, ata po i drejtohen gjithnjë e më shumë alternativës së ujit të ambalazhuar. Përveç prakticitetit, uji në shishe plastike është më i preferuar për shkak të sigurisë që ofron, duke qenë ujë i kontrolluar, kundrejt ujit të rubinetit.

Mungesa e sigurisë për të përdorur si ujë të pijshëm atë të rrjetit ka ndikuar që në Shqipëri industria e ujit të zhvillohet me shpejtesi. Por veç tregut të brendëshëm, rritje ka edhe në tregun e jashtëm. Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja e kërkesës vjen edhe si pasojë e politikave favorizuese te eksportit me vendet e rajonit. Për shkak të këtyre faktorëve eksportet kanë shënuar rritje sidmos vitin e fundit. Sipas statistikave, eksportet për Europën janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, ndërsa me vendet fqinje janë dyfishuar.

Së fundmi kompania “Dukat” ka nisur eksportet drejt tregut të vendit fqinj dhe sasitë e para të këtij uji kanë mbërritur tashmë në Malin e Zi, në pritje të depërtimit në të tjera tregje të vendeve të rajonit. Ky produkt shqiptar “Made in Albania” po shpërndahet në disa qytete të vendit fqinj, veçanërisht gjatë sezonin turistik. Pavarësisht vështirësive në tregëtinë mes dy vendeve, “Dukat” ka arritur te thyejë barrierat dhe të futet në tregun e vendit fqinj. Me minerale, të balancuara sipas parametrave fiziologjikë që kërkon organizmi, ai është i duhuri për çdo grupmoshë, ndaj dhe kompania shprehet e sigurtë se ky produkt do të pranohet edhe nga konsumatori i huaj.

Eunews.al

Comments are closed.