SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit, vjen reagimi i parë nga BE

22 Jun 2025 13:03
Shpërndaje:

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën për të diskutuar për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën “X” ka shkruar se Iranit nuk duhet t’i lejohet zhvillimi i bombës bërthamore, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi.

“Irani nuk duhet lejuar ta zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

Reklamë Ola

U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë nesër lidhur me situatën”, ka shkruar Kallas.

Reklamë InterMedika