×
Saturday, May 9, 2026

SHBA largon uraniumin shumë të pasuruar nga Venezuela

May 9, 2026


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj kanë larguar të gjithë uraniumin shumë të pasuruar të mbetur nga një reaktor kërkimor në Venezuela, njoftoi Administrata Kombëtare për Sigurinë Bërthamore.

“Heqja e sigurt e të gjithë uraniumit të pasuruar nga Venezuela dërgon një tjetër sinjal për botën për një Venezuelë të rikthyer dhe të rinovuar”, tha administratori i NNSA-së, Brandon Williams.

Operacioni përfshiu largimin e 13.5 kilogramëve uranium nga reaktori RV-1 në Karakas, i cili ishte përdorur për kërkime në fizikë dhe energji bërthamore.

Materiali ishte i pasuruar mbi pragun 20%, që konsiderohet uranium shumë i pasuruar, dhe kishte mbetur i tepërt pas përfundimit të aktiviteteve kërkimore në vitin 1991.

Sipas NNSA-së, operacioni u realizua në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Departamentin amerikan të Shtetit, autoritetet britanike dhe institucionet shkencore venezueliane.

IAEA konfirmoi se materiali u transportua në mënyrë të sigurt përmes rrugëve tokësore dhe detare drejt Amerikës së Veriut, duke e cilësuar operacionin si kompleks dhe të ndjeshëm.

Uraniumi u transferua nga një reaktor jashtë funksionit pranë Karakasit drejt objektit bërthamor Savannah River në Karolinën e Jugut, ku do të përpunohet dhe ripërdoret.




Comments are closed.