Begaj në Ditën e Evropës: Shqipëria gati t’i shtojë vlera familjes europiane
Presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh me rastin e Dita e Evropës, duke vlerësuar Bashkimi Evropian si një projekt të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.
Në deklaratën e tij, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e kësaj dite si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e projektit evropian.
“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, u shpreh Begaj.
Presidenti u ndal gjithashtu te rrugëtimi i Shqipëria drejt integrimit, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen evropiane.
“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj”, përfundoi ai.







