×
Wednesday, February 12, 2025

SHBA, Biden përzgjedh për herë të parë në histori shtatë gra për komunikimin me publikun

November 30, 2020


Për herë të parë në histori, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet.

Përveç Jen Psaki, e cila do të jetë zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, u emëruan gjithashtu zëvendëszëdhënësja, Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden dhe Ashley Etienne, drejtoresha e komunikimeve për zëvendëspresidenten.

Symone Sanders u zgjodh zëdhënëse për zëvendëspresidenten.

Psaki, 41 vjeçe, me origjinë greke dhe polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtore e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo aktualisht punon në ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments