×
Friday, April 12, 2024

Serbia vendi i parë në Europë që merr vaksinën kineze

January 16, 2021


Sot në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19 nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv. Ndërkohë sipas Reuters, Hungaria do të jetë vendi tjetër që do të miratojë vaksinën kineze në Europë.

Rregullatori i saj mjekësor pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Sinopharm për inokulimin në masë, pasi Komisioni Evropian dha lejen për të negociuar furnizimin e vaksinave Sinopharm.

Kina miratoi Sinopharm BIBP në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments