×
Saturday, May 16, 2026

Sassoli: E ardhmja e Bjellorusisë në duart e qytetarëve të saj

August 19, 2020


 E ardhmja e Bjellorusisë mund të vendoset vetëm nga qytetarët e saj dhe çdo ndërhyrje e jashtme do të ishte e papranueshme, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në fjalimin e tij video në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së mbi krizën në Bjellorusi.

”BE-ja ka detyrë të mbështesë kërkesën e qytetarëve bjellorusë për të qenë në gjendje të kryejë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurohet që aktet e dhunës dhe torturës të konstatohen dhe ndëshkohen”, theksoi ai.

“Mijëra njerëz kanë qenë në rrugë që prej 10 ditësh për të protestuar jo vetëm kundër zgjedhjeve jo të ndershme, por sidomos kundër brutalitetit dhe dhunës së regjimit”, tha Sassoli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments