Samiti i BE/ Ja pse doli i kënaqur nga takimi kryeministri italian Conte
Gazetari i DW, Auron Dodi në një lidhje me Skype me News 24, foli për zhvillimin e samitit të BE-së dhe se si do të përfitojnë vendet më të prekura nga kriza e shkaktuar prej COVID 19.
“Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë.
Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive. Ajo që ka rëndësi është paketa e dytë e rindërtimit, nga e cla pritet të përfitojë Italia, Spanja, ndoshta edhe Franca. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se do të analizohen sektorët që janë goditur më shumë nga kriza”,- tha Doli.
Kryeministri italian Giuseppe Conte thuhet se ka dalë i kënaqur nga ky takim.
“Conte doli I kënaqur pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se nevojtarët do të marrin edhe grante, kjo bëri që Conte të largohej shumë ikënaqur nga ai takim. BQE tha se do iu blente letra me vlerë me garanci të lartë këtyre”,- vijoi ai.
Eunews.al