×
Wednesday, April 23, 2025

Sali Berisha vijon fushatën e publikimit të lajmeve të rreme, publikon foton e realizuar në Turqi

May 17, 2020


Për ish-kryeministrin Sali Berisha publikimi i lajmeve të rreme është bërë një prelud i përditshëm.

Nuk është hera e parë që Sali Berisha del bllof me postimet e tij, rasti i fundit ishte postimi i publikuar  ditën e djeshme në rrjetin e tij social facebook të një fotoje, ku dukeshin 8 persona që i po i dorëzonin një pako me ndihma një familjeje, ku sipas Berishës kjo foto ishte shpërndarë nga qeveria.

“Mos qeshi, 8 anëtarë të organizatës mafjoze të narkoshtetit po dorëzojnë 1 pako ndihma dhe se mungon vetëm babai I propagandës”!, shkruante Berisha.

Nga një verifikim i thjeshtë në rrjetet sociale rezultoi se fotoja e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha rezultoi të ishte një ‘Fake News’ dhe se fotoja ishte marrë nga një portal në Turqi.

Ish-kryeministri Berisha duhet të kërkojë ndjesë publike për këtë dezinformin që i bën qytetarëve shqiptarë çdo ditë, duke publikuar lajme të rreme për të sulmuar kundështarët e tij politikë.

Në fakt nuk është hera e parë që Sali Berisha publikon lajme të rreme në rrjetin social facebook dhe për këtë arsye dhe rrjeti social facebook e ka cilësuar “Spammer” që në shqip do të thotë “llogari që publikon shumë lajme të rreme”.

Para disa javësh Eunews.al publikoi një investigim të kryer nga një rrjet gazetarësh investigativë, ku u siguruan të dhëna se ish-kryeministri Sali Berisha duke qenë se publikon në mënyrë të vazhdueshme lajme të rreme performanca e tij vlerësohet nga të dhënat analitike të vetë Facebook si “Spammer”që në shqip do të thotë “llogari që publikon shumë lajme të rreme”.

Nga të dhënat analitike të vetë Facebook kryetari I PD-së, Lulzim Basha vlerësohet si “Sleeper” në shqip “Gjumash”, krahasuar me kundërshtarin e tij politik, Kryeministrin Edi Rama që rezulton “Leader” në shqip “Udhëheqës”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments