Rusia hyn në garë për prodhimin e vaksinës së COVID-19

20 Mar 2020 13:36
Shpërndaje:

Shërbimi Federal i Shëndetit Rus (Rospotrebnadzor) ka njoftuar fillimin e testeve për një vaksinë të koronavirusit Covid-19.

“Qendra jonë kërkimore ka filluar testimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri në Rusi, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së Covid-19,”, theksoi Rospotrebnadzor.

”Rospotrebnadzor zhvilloi menjëherë prototipet e vaksinave bazuar në gjashtë platforma të ndryshme teknologjike, Për të përcaktuar efektivitetin e tij, vaksina tani do të duhet të testohet për të vlerësuar aftësinë e saj për të nxitur përgjigje imunitare”, theksoi ajo.

Reklamë Ola

Studiuesit përballen me shumë pyetje të rëndësishme, pasi është e nevojshme të përcaktohet doza dhe shpeshtësia e efekasitetit të vaksinës, si dhe një metodë dhe një program vaksinimi.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x