Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë duken se kanë regjistruar një tjetër krizë për shkak të nënshkrimit më 27 Nëntor të marrëveshjes Turqi-Libi mbi kufijtë detarë. Kjo marrëveshje e cila përcakton një koridor detar midis brigjeve turke dhe atyre të Libisë kalon në të ashtëquajturën ‘zonën detare të ishujve grekë’. Koncept i cili hidhet poshtë nga Turqia, e cila nuk e ka ratifikuar Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit dhe për këtë arsye nuk është e detyruar të njohë zonën detare të ishujve.
Për këtë çështje Greqia ka informuar aleatët e saj në NATO, BE dhe OSBE, përfshirë Kinën ,Rusinë dhe Izraelin. I menjëhershëm ka qenë mbështja e BE-së ndaj Greqisë, duke e cilësuar marrëveshjen Turqi-Libi të 27 nëntorit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u shpreh se marrëveshja Turqi-Libi ka shaktuar ‘shqetësime të mëdha’ në Bruksel, duke shprehur mbështetjen e tij me Greqinë.
Për shkak të marrëveshjes, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, njoftoi më 6 dhjetor se ka kërkuar largimin e ambasadorit të Libisë në Greqi. Ky qëndrim u konsiderua “i papranueshëm” nga Ministri i Jashtëm i Libisë.
Ekspertë të fushës së sigurisë shprehen se veprimet e fundit të Athinës dhe Ankarasë e bëjnë akoma më të mundshëm një përballje ushtarake. Në bazë të asaj që raportohet nga Al Jazeera qeveria e Mitsotakis ka vendosur të dërgojë anije lufte në Kretë si kundërpërgjigje e deklaratave të Ankarasë.
Eunews.al


