Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burg për krime lufte, shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

16 Sep 2026 11:51
Shpërndaje:

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria e Specializuar provoi përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për një pjesë të akuzave për krime lufte.

Në të njëjtën kohë, gjykata e shpalli Selimin të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Reklamë Ola

Selimi është mbajtur në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, ai është deklaruar i pafajshëm dhe i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Procesi ndaj Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit nisi në prill të vitit 2023. Sipas të dhënave të gjykatës, gjatë tij dëshmuan 134 persona, prej të cilëve 125 u thirrën nga Prokuroria, dy nga përfaqësuesi i viktimave dhe shtatë nga mbrojtja. ⁠

Reklamë InterMedika

Vendimi ndaj Selimit është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet sipas procedurave të Dhomave të Specializuara.