×
Tuesday, March 28, 2023

Rënia e Murit të Berlinit, Balla: Vetëm e bashkuar Europa mund të jetë një forcë e pathyeshme e demokracisë dhe e vlerave të lirisë

November 9, 2020



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 9 nëntorit, ditës së përkujtimit të Rënie së Murit të Berlinit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se sot rikujtojmë një ditë të veçantë për mbarë Europën, e cila ndryshoi rrënjësisht historinë e saj.

Sipas Ballës, rënia e Murit të Berlinit hapi një kapitull të ri në historinë e Europës së bashkuar në vlerat e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

9 Nëntor

Sot rikujtojmë një ditë të veçantë për mbarë Europën, e cila ndryshoi rrënjësisht historinë e saj.

Rënia e Murit të Berlinit hapi një kapitull të ri në historinë e Europës së bashkuar në vlerat e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Gjermania dhe Europa përballen me sfida të vështira, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë.

Sot Gjermania si Presidencë e BE ka meritën e veçantë të vendosjes si prioritet integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Vetëm e bashkuar Europa mund të jetë një forcë e pathyeshme e demokracisë dhe e vlerave të lirisë, si dhe një inspirim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

🇪🇺🇩🇪🇦🇱

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments