×
Thursday, July 2, 2026

Renato Haxhiaj emërohet nënkryetar i Bashkisë Elbasan

July 1, 2026


Renato Haxhiaj është emëruar nënkryetar i Bashkisë Elbasan, duke iu bashkuar ekipit drejtues të kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
I lindur në Elbasan më 8 gusht 1986, Haxhiaj është diplomuar në Gazetari në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku ka përfunduar gjithashtu Master Profesional në Redaktori dhe Master Shkencor në Marketing.
Ai ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e medias, komunikimit publik, marrëdhënieve me publikun, zhvillimit institucional dhe menaxhimit të projekteve. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar detyra si gazetar, kryeredaktor, drejtues mediash, koordinator komunikimi dhe ekspert në projekte kombëtare e ndërkombëtare.
Në vitet e fundit ka shërbyer si Specialist i Njësisë së Zhvillimit në Qendrën e Formimit Profesional Publik Elbasan, njëkohësisht instruktor i Marketingut Digjital dhe pjesë e ekipit të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë projektin Erasmus+ V-ROADS.
Haxhiaj zotëron eksperiencë në komunikimin institucional, menaxhimin e mediave sociale, hartimin dhe administrimin e projekteve.




Comments are closed.