×
Tuesday, July 21, 2026

Reforma territoriale shtyhet për seancën e radhës, PS dhe PD po finalizojnë raportet

July 21, 2026


Votimi i raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale nuk pritet të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes, siç ishte planifikuar fillimisht, por do të shtyhet për një seancë tjetër të Kuvendit.

Sipas burimeve të Euronews Albania, shtyrja vjen pasi seanca plenare e së hënës u ndërpre, duke bërë që pikat e pambyllura të rendit të ditës të kalojnë për shqyrtim në seancën e së enjtes.

Burimet bëjnë me dije se paraditen e së enjtes pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë datën e zhvillimit të seancës ku do të shqyrtohen raportet për reformën territoriale. Si datë më e mundshme po diskutohet 27 korriku.

Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike vijojnë punën për finalizimin e raporteve të tyre mbi reformën territoriale.

Mbetet ende për t’u parë nëse dokumentet që do të paraqesin dy forcat politike do të përmbajnë edhe propozime konkrete për një ndarje të re administrativo-territoriale, përfshirë numrin dhe emrat e bashkive.




Comments are closed.