×
Saturday, July 13, 2024

Rama sulmon BE-në: Ka marrë “peng” Kosovën se ashtu do Serbia, kjo është e turpshme

May 27, 2021


Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE.

Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, ku bëri një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.

“BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng.

Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.

Eunews.al



Comments are closed.