Rama viziton kompaninë e shqiptaro-amerikanit Adriatik Sheko në Miçigan

21 Sep 2026 15:33
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndalur në kompaninë “Universal Transport” në Miçigan, sipërmarrje e drejtuar nga shqiptaro-amerikani Adriatik Sheko.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi kompaninë si një histori suksesi në industrinë amerikane të transportit, aktiviteti i së cilës është shtrirë edhe në Shqipëri.

“Miçigan, SHBA – Në ‘Universal Transport’, sipërmarrjen e suksesshme të Adriatik Sheko, i cili ka ndërtuar një histori suksesi në industrinë e transportit në SHBA, duke e shtrirë këtë histori edhe në Shqipëri”, shkroi Rama.

Reklamë Ola

“Universal Transport” operon në transportin e pjesëve për industrinë automobilistike nga Miçigani drejt shteteve të tjera amerikane. Gjatë vizitës, kryeministri u njoh me aktivitetin e kompanisë dhe investimet e saj.

Rama e nisi qëndrimin disaditor në SHBA me takime me komunitetin shqiptar në Miçigan dhe përfaqësues të bizneseve shqiptaro-amerikane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Reklamë InterMedika

Më pas, kryeministri do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, ku do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.