Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka zgjedhur të nisë javën duke prezantuar ambientet e reja të fakultetit dhe duke u uruar qytetarëve një javë të mbarë.
“Mirëmëngjes! Dhe me godinën e re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Postimi shoqërohet me pamje të godinës së re, pjesë e infrastrukturës universitare në qytetin bregdetar.
Kryeministri nuk ka dhënë detaje të tjera në postim lidhur me kapacitetet e godinës apo afatet e vënies së saj në funksion.


