Rama pas progresraportit: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit drejt BE-së

05 Nov 2026 • 13:15
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në fazën e fundit të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, pasi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, i dorëzoi zyrtarisht progresraportin e Komisionit Europian.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama tha se për një kohë të gjatë procesi i integrimit ishte përcaktuar nga pritja për statusin e vendit kandidat dhe për miratimin e etapave të negociatave. Sipas tij, raporti i fundit e zhvendos vëmendjen te hapat që duhet të ndërmarrë vetë Shqipëria.

“Fati europian i Shqipërisë është në duart tona. Ky është edhe lajmi kryesor i raportit”, u shpreh kryeministri.

Reklamë Ola

Rama e përshkroi këtë fazë si “kilometrin e fundit” drejt BE-së, duke theksuar se vendit i mbetet ende punë për të bërë: “Ky kilometër i fundit ka 1 000 metra të tjerë për të përshkuar”.