×
Sunday, January 24, 2021

Rama: Opozita dhe Presidenti nxitësit edhe orkestruesit e dhunës

December 11, 2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, por edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi, por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit, Saliut, Ilirit, Monikës”.

“Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje! S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve, s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet”, tha Rama.

Ai tha se, “ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen (edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr”.

“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”, tha Rama.

Eunews.al 

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për