Rama në Bruksel, pritet të takohet me kreun e NATO-s
September 16, 2025
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pritet të zhvillojë një takim me kreun e NATO-s, Mark Rutte.
Lajmi bëhet me dije në një njoftim të postuar në faqen zyrtare të Aleancë së Atlantikut të Veriut (NATO).
“Të mërkurën, më 17 shtator 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mark Rutte, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të NATO-s.
Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat për kapitullin “Agjenda e Gjelbër” me Shqipërinë./







