Shqipëria drejt Bashkimi Europian: Ministrat e Austria, Çekia dhe Sllovakia konfirmojnë mbështetjen për integrimin
Ministrat europianë dhe ai shqiptar zhvilluan një konferencë të përbashkët në Tiranë, ku u rikonfirmua mbështetja për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, priti ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austria, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Çekia, Petr Macinka, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakia, Juraj Blanár.
Gjatë konferencës, ministri sllovak Juraj Blanár theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe mbështetjen konkrete për Shqipërinë:
“Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme… Shqipëria ka pasur përparim dhe ka përmbushur kriteret e integrimit, mund të shndërrohet në kampione në rajon… Kërkojmë që parimi i meritës të jetë kyç”.
Nga ana e saj, ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger u shpreh se integrimi duhet të jetë i prekshëm për qytetarët:
“Europa për shqiptarët duhet të jetë realiteti që e ndjejnë që sot, jo vetëm një premtim për të nesërmen… Ne mbështesim fort integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor… Vijoni me reformat”.
Mbështetje të njëjtë konfirmoi edhe ministri çek Petr Macinka, i cili vlerësoi progresin e Shqipërisë:
“Shqipëria po shënon përparim të shpejtë e real… Çelja e grup-kapitujve në 30 muaj është e shkëlqyer, mbresëlënëse!”.
Në fjalën e tij, Ferit Hoxha theksoi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Shqipërisë dhe duhet të bazohet në meritë, reforma dhe rezultate konkrete.
“Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit… këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike… Trajtuam gjithashtu çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve…”.
Takimi konfirmoi mbështetjen e partnerëve europianë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të anëtarësimit.







