Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e Impiantit ultramodern të përpunimit të mbetjeve në qarkun e Fierit, i cili thuajse është gati.
Si në të gjithë vendin edhe në qarkun e Fierit, menaxhimi i mbetjeve konsiston kryesisht në grumbullimin, transportin dhe depozitimin në fushën e mbetjeve të secilës bashki, ose vendepozitime të tjerë të improvizuar, të papërshtatshëm dhe jashtë kritereve mjedisore dhe higjieno-sanitare, shpesh pranë trupave ujorë.

Duke qënë se Bashkia Fier është faktori kryesor në zonën strategjike për menaxhimin rajonal në qarkun e Fierit, ajo tashmë ka zgjidhur menaxhimin sa më efiçient të proçesit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të integruar të mbetjeve, si edhe të zgjidhë problemin e pikave ilegale të grumbullimit dhe ndotjen e mjedisit.
Eunews.al


