Rama hap “Rrjetin MIA”, thirrje për profesionistë dhe të rinj: Aplikimet deri më 10 shtator

13 Aug 2026 23:53
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e “Rrjetit MIA”, një thirrje drejtuar profesionistëve, të rinjve, ekspertëve dhe krijuesve që duan të angazhohen në komunikimin publik dhe në strukturat e institucioneve qendrore.

Nisma vjen në kuadër të ndryshimeve që Rama i ka paralajmëruar si pjesë të “Kthesës së Mandatit të Katërt”, përmes së cilës, sipas tij, do të hapen mundësi të reja për personat që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim ofron dy forma angazhimi. Të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të propozojnë ide, projekte dhe zgjidhje për përmirësimin e komunikimit të institucioneve me qytetarët.

Reklamë Ola

Në fokus janë aftësitë në komunikim, media, rrjete sociale, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn, përpunim të dhënash dhe formate të reja komunikimi.

“Nu k duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Rama.

Reklamë InterMedika

Kandidatëve u kërkohet gjithashtu të dërgojnë një video deri në 60 sekonda, në të cilën të prezantojnë idenë e tyre.

Aplikimet për “Rrjetin MIA” do të qëndrojnë të hapura deri më 10 shtator 2026, ora 23:00.