Rama ftesë shefes së Infektivit, Najada Çomo për deputete në listën e PS

04 Mar 2021 11:12
Shpërndaje:

Socialistët deri më 8 Mars ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo.

Reklamë Ola

Nuk dihet ende nëse Najada Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

E kontaktuar nga Top Channel, zonja Çomo nuk i është përgjigjur ende pyetjes për të komentuar këtë propozim të kryesocialistit Rama.

Reklamë InterMedika

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që konfirmoi Etilda Gjonajn në listën e Tiranës.

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x