×
Wednesday, February 12, 2025

Rama: 2024, vit rekord. 11,7 milionë vizitorë të huaj, 15% më shumë se viti 2023

January 13, 2025


Kryeministri Edi Rama deklaron se 11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bënë vitin 2024 një tjetër vit rekord për turizmin. Sipas Ramës, këto shifra dëshmuan se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj.

Në një postim në Facebook, kryeministri rendit si treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, falë promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti, konsolidimin e tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave




Comments are closed.