Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas kundërshtimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar demokratët, duke kujtuar bojkotet dhe përplasjet e mëparshme brenda opozitës.
Sipas Ballës, PS do të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin Begaj, ndërsa ka theksuar se periudha 15 prill – 15 maj 2027 është koha kur pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore.
“Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot “depoja e molotovëve”-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arësyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prill – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj.
Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës zotin Bajram Begaj mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027. Faleminderit!”, shkruan Balla.ë në postimin e tij.


