×
Tuesday, July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

July 20, 2026


Kryeministri Edi Rama deklaroi se rreth 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga vendimi i qeverisë për dyfishimin e mbështetjes ekonomike, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes sociale për këtë kategori.

Gjatë një bashkëbisedimi në Qendrën Sociale “Jonathan”, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, Rama foli për masat e reja që përfshijnë jo vetëm rritjen e mbështetjes financiare për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, por edhe garanci të reja shëndetësore dhe shoqërore për kujdestarët e tyre.

“Me shumë dashuri dhe shpresë zgjodhëm këtë vend për të folur pak më gjerë për vendimin e marrë para pak javësh, kur qeveria realizoi dyfishimin e mbështetjes për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta”, u shpreh kryeministri.

Rama pranoi se niveli i mëparshëm i mbështetjes nuk ishte më i mjaftueshëm për të përballuar kostot në rritje të jetesës.

“Prej një kohe të gjatë mbështetja për këta fëmijë ishte bërë realisht e pamjaftueshme. Jo se tani është e mjaftueshme, por ishte bërë realisht e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës dhe vështirësitë e tjera. Ne premtuam dyfishimin e mbështetjes për ta dhe sot është realitet”, tha ai. buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë kujdestarët, sikur ata të ishin të punësuar.

“Buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat, njësoj sikur ato të ishin në punë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se qeveria mbetet e vëmendshme ndaj kërkesave të grupeve në nevojë dhe synon të zgjerojë më tej mbështetjen sociale.

“Është e rëndësishme të kuptohet se ne nuk jemi jashtë realitetit asnjëherë dhe nuk jemi të pavëmendshëm ndaj kërkesave të vazhdueshme që vijnë nga grupet shoqërore. Jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve dhe sukseseve të pamohueshme në shumë drejtime”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ka ndërtuar tashmë një sistem më funksional, më efikas dhe më të besueshëm të mbrojtjes shoqërore, ndërsa theksoi se zhvillimi i mëtejshëm duhet të shoqërohet me rritjen e pritshmërive dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.

“Na duhet e shkuara për të mos harruar nga jemi nisur, por e ardhmja nuk ndërtohet duke qëndruar te ajo që kemi bërë. Jetojmë në një kohë kur njerëzit kanë gjithnjë e më shumë pritshmëri dhe ne duhet t’u përgjigjemi atyre”, përfundoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te vendimi i qeverisë për të mbuluar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kujdestarëve, veçanërisht të nënave që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të punojë normalisht. Duke qenë se nuk shkon dot në punë, përballet me mungesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjë që e cenon padrejtësisht edhe mundësinë për të marrë një pension të merituar nesër apo për të pasur akses në sistemin shëndetësor”, deklaroi Rama.

Ai bëri të ditur se




Comments are closed.