Putin në Kinë, pritet takim trepalësh me Trump dhe Xi Jinping

17 Nov 2026 • 23:20
Shpërndaje:

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në qytetin Shenzhen të Kinës, ku, sipas raportimeve, pritet të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë kinez Xi Jinping.

Sipas informacionit të publikuar, avioni i presidentit rus është ulur të martën në aeroportin ndërkombëtar Bao’an, ndërsa takimet diplomatike janë parashikuar të zhvillohen gjatë së mërkurës dhe së enjtes.

Në qendër të vizitës raportohet të jetë një takim trepalësh mes udhëheqësve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Reklamë Ola

Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, i ka cilësuar bisedimet si simbolike, duke iu referuar bashkëpunimit historik të tri vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rolit të tyre në themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportimit, Moska synon gjithashtu që takimi të përmbyllet me një komunikatë të përbashkët, e cila do të pasqyrojë rezultatet e diskutimeve.

Reklamë InterMedika