Në videon e re drithëruese duket momenti kur një raketë iraniane goditi një aeroplan pasagjerësh ukrainas vetëm pak çaste para se të rrëzohej, duke vrarë 176 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit.
Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti i SHBA Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze që përplasja e avionit është shkaktuar nga defekt mekanik, siç kanë pretenduar zyrtarët iranianë.
‘Ishte duke fluturuar në një lagje mjaft të ashpër. Dikush mund të ketë bërë një gabim, ‘u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Kam një ndjenjë që diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur, shumë shkatërruese”.
Ndërsa kryeministri Kanadez, Justin Trudeau më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të presidentit të SHBA, Donald Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin.
Trudeau tha se inteligjenca kanadeze dhe aleate e mbështet atë përfundim. Ai nuk pranoi të futej në informacione specifike, por tha se dukej se ishte një raketë tokë-ajër që goditi aeroplanin.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë ‘të sigurtë’ se Irani goditi fluturimin 752 të Aeroportit Ndërkombëtar të Ukrainës, pasi zbuluan një sistem të radarit duke u ndezur para se të hidheshin dy raketa, pak para një shpërthimi që besohet të ketë ardhur nga avioni, raportoi CBS.
Videoja e fundit tregon se një raketë që goditi aeroplanin e kompanisë ajrore Ukrainian Airlines teksa fluturonte mbi Parand, në zonën ku ndaloi së transmetuari sinjalin e tij para rrëzimit avioni.
Një shpërthim i vogël ndodhi kur raketa goditi por avioni nuk shpërtheu. Ajo vazhdoi të fluturonte për disa minuta dhe u kthye përsëri drejt aeroportit ndërsa u përfshi me flakë para se të shpërtheu dhe u rrëzua shpejt.
Nëse Irani është përgjegjës për incidentin, do të ishte jashtëzakonisht e turpshme për kombin që kishte kërkuar të shmangte vrasjen e ndokujt në sulmet e së Mërkurës. Tetëdhjetë e dy nga pasagjerët e aeroplanit ishin iranianë.


Daily Mail


