Pse u “shkri” aleanca e opozitarëve

07 May 2021 14:40
Shpërndaje:

Nga Artur Ajazi/

Partisë Demokratike, po i ikin një nga një, të gjithë. Militantët, thelemuesit, drejtuesit, aleatët. Po ikin Goni, Monika, Nardi, gati për të ikur Vangjeli, Shpëtimi, apo dhe Dashi. I vetmi “besnik” mbetet Fatmir Mediu, i cili është marrë në ndjekje penale nga SPAK, dhe hija e Berishës i duhet akoma. Si mundet, të katandiset kështu një parti, që festonte “fitoren” prej 1 muaji, si mundet të katandiset “kokoshi një thelë”, madje edhe më keq.

Kur nuk kishin kaluar as 72 orë nga mbyllja e kutive dhe shpallja paraprake e fitores së Ramës, do të ishte Gon Duka (i cili i uroi fitoren kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste) që do ti bënte apel Bashës “prano humbjen, merr përgjegjësitë, hap partinë, bëj zgjedhje të lira brënda PD”. Kjo nënkuptonte shumë për Bashën. Po ashtu edhe Nard Ndoka, ka mbetur i shokuar nga humbja katastrofike, duke akuzuar PD, pasi ka marrë disa dhjetra vota, dhe pikërisht në Shkodër. Shkurt dhe saktë. Partia Demokratike aktualisht nuk ka më aleatë ta mbështetin në rrugën dhe marrëzinë e saj.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x