×
Monday, June 14, 2021

Pse AstraZeneca nuk duhet të cilësohet si një vaksinë e dorës së dytë

March 11, 2021

Nga Mara Magistroni

Në Itali (dhe jo vetëm, edhe Gjermania duket se ka të njëjtin problem), është përhapur ideja se ka vaksina anti-Covid të kategorisëA dhe B. Sipas disave, vaksinat mRNA të Pfizer-Biontech dhe Moderna janë produkte më të mira, ndërsa vaksina me bazë adenovirusin e AstraZeneca është më e dobët.

Dhe ky mosbesim ka të ngjarë të nxisë disa prej atyre që mund të vaksinoheshin me vaksinën e AstraZeneca, që të heqin dorë prej kësaj të fundit. Tek e fundit, kush nga ata që kanë mundësi zgjedhje, do të dëshironte një produkt me cilësi më të ulët? Sa keq që nuk është kështu. Dhe ja sepse.

Vonesat në vaksinim

Të dhënat flasin vetë: Dozat e vaksinave anti-Covid të AstraZeneca, janë kryesisht të vendosura në frigoriferë, që mbeten kryesisht të papërdorur. Deri më tani vetëm 26 për qind e dozave të dorëzuara u janë injektuar njerëzve, përkundrejt deri 90 për qind të dozave të vaksinës Pfizer-Biontech.

Arsyet janë të ndryshme: AstraZeneca mbërriti më vonë në BE, dhe pastaj është fakti që në këtë fazë të fushatës së vaksinimit prioritet janë të moshuarit, një kategori e rrezikuar për

të cilën rekomandohet dhënia e vaksinave mRna. Nga ana tjetër, AstraZeneca rekomandohet për grupmoshën 18-65 vjeç, pa asnjë faktor tjetër rreziku.

Por kohët e fundit duket se nuk është vetëm kjo ndarje që po e ngadalëson fushatën e vaksinimit. Disa gazeta lokale, kanë grumbulluar dëshmitë e shumë mjekëve që po regjistrojnë një refuzim masiv të vaksinës së AstraZeneca, pasi ato konsiderohet si më pak efektive. Madje disa sindikata punonjësish po pretendojnë heqjen dorë në mënyrë zyrtare, duke e konsideruar këtë vaksinë të pamjaftueshme për t’i mbrojtur ata në vendin e tyre të punës.

Gabimet

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare mbi përmasat e këtij fenomeni në Itali. Por nuk mund të mohohet se ekzistenca e një lloj skepticizmi ndaj AstraZeneca është përhapur prej disa kohësh, dhe jo vetëm në Itali. Sikurse theksohet në një artikull të “The New York Times”, edhe Gjermania po përjeton efektet negative të kaosit të kompanisë farmaceutike në menaxhimin e testeve klinike dhe pastaj komunikimin skandaloz me mediat.

Të ndërgjegjshëm për problemet gjatë testeve të vaksinës evropiane, dhe duke fiksuar nivelin më të ulët të efikasitetit, duket se njerëzit preferojnë që të presin derisa të jenë në dispozicion vaksinat më efektive.

Në fakt, vaksina e AstraZeneca është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave me një efikasitet prej 60 për qind në parandalimin e shtrimeve në spital, në rastin e injektimit të 2 dozave 10 javë larg njëra-tjetrës. Ndërsa studime të tjera flasin për një efikasitet 82 për qind me një interval prej 12 javësh. Ndërkohë efikasiteti i Pfizer dhe Moderna i tejkalon 90 për qind.

Nuk ka vaksina të kategorisë B

Gjithsesi, arsyetimi është i gabuar pasi bazohet në supozimin se të gjithë jemi njëlloj të rrezikuar për t’u sëmurur rëndë nga Covid-19. Ndërkohë që e dimë që nuk është kështu:mosha dhe gjendja e mëparshme shëndetësore janë faktorët e rrezikut.

Ndaj probabiliteti që një person mbi 80- vjeç të zhvillojë një formë të rëndë të Covid-19 dhe të vdesë, është shumë më i lartë se ai i një 18-vjeçari pa asnjë sëmundje kronike. Për më tepër, duhet theksuar se të dhënat më të fundit mbi efektivitetin e AstraZeneca, janë më pozitive sesa ato që i janë dhënë EMA-s nga kompania për miratimin për përdorim emergjent.

Siç e kemi theksuar tashmë, tek njerëzit që e marrin dozën  dytë pas 12 javësh mbrojtja ndaj Covid-19 rritet në mbi 80 për qind. Dhe ndërkaq, kemi të dhënat më të fundit që vijnë nga Skocia, dhe që tregojnë se vaksina e AstraZeneca, ka reduktuar me mbi 90 për qind shtrimet në spital.

Pra për një person me shëndet të mirë dhe jo shumë të madh në moshë, ideja e heqjes dorë nga një vaksinë ndoshta (por jo domosdoshmërisht) më pak efektive, për të pritur një tjetër më të mirë, është pak a shumë si refuzimi i vendosjes së kaskës së motorit në kokë gjatë

një udhëtimi jashtë qytetit, vetëm sepse nuk kemi mbrojtje të plotë nga koka te këmbët si piloti i famshëm Valentino Rosi.

Sigurisht, në rastin e një aksidenti, mbajtja vetëm e kaskës mund të mos të mbrojë nga disa mavijosje, por shmangia e përplasjes së kokës në asfalt, do t’ju japë një shans shumë më të mirë për të evituar shkuarjen me urgjencë në spital. / “Wired.it’ 

Eunewsw.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për