Protestuesit ndërpresin Trumpin në Ohajo, i përmendin lidhjet me Epstein

29 Oct 2026 • 09:54
Shpërndaje:

Tubimi i presidentit amerikan Donald Trump në Ohajo u ndërpre të mërkurën nga dy protestues që ngritën çështjen e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein.

Pak minuta pas nisjes së fjalimit, njëri prej tyre bërtiti: “Trump hipi në avionin e Jeffrey Epstein!”. Turma reagoi me fishkëllima, ndërsa presidenti iu përgjigj duke thënë se e kishte përjashtuar financierin nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida më shumë se dy dekada më parë.

“E nxora Jeffrey Epstein nga një klub 25 vjet më parë sepse mendoja se ishte një njeri i keq. Ishte një gjë e shkëlqyer që bëra”, deklaroi Trump.

Reklamë Ola

Presidenti u përpoq më pas ta lidhte Epstein me demokratët dhe pretendoi se ishte “plotësisht i shfajësuar” lidhur me çështjen. Ai i cilësoi protestuesit si “të paguar” dhe “humbës”.

Ndërprerjet vijnë mes kërkesave të vazhdueshme për publikimin e dokumenteve që lidhen me Epstein. Ai u arrestua në vitin 2019 me akuza federale për trafikim seksual dhe vdiq po atë vit në një burg të Nju Jorkut, ndërsa priste gjyqin. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

Reklamë InterMedika

Në dokumentet e publikuara përmenden disa figura të njohura, përfshirë Trump, Bill Clinton, Bill Gates dhe ish-princin Andrew. Përmendja e një emri në këto dokumente nuk përbën në vetvete provë për përfshirje në shkelje ligjore.