Forcat Detare shqiptare dhe ato turke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.
Në stërvitje u angazhuan anijet ushtarake turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore dhe Grupi i Bordingut Shqiptar.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktiviteti u përqendrua në rritjen e gatishmërisë operacionale, forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e aftësisë së forcave aleate për të vepruar së bashku.
“Neptune Strike 26-4” synon të testojë gatishmërinë luftarake dhe koordinimin e aleatëve në operacione detare dhe në fusha të tjera të veprimit ushtarak.


