×
E mërkurë, 20 Janar, 2021

Presidentja e KE-së: Europianët e parë do të vaksinohen përpara fundit te vitit 2020

15 Dhjetor, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një statusi në rrjetin e saj social twitter ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.

Sipas presidentes vaksina do të fillojë të shpërndahet në Evropë përpaa fundit të vitit 2020 dhe do të nis puna për vaksinimin e qytetarëve.

“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Presidentja e KE.

Agjencia Evropiane e Barnave me 21 Dhjetor diskuton për miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës së Pfizer dhe Biontech

Pas marrjes së rezultateve të efektivitetit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, Agjencia Evropiane e Ilaçeve EMA, do të mblidhen për të diskutuar në lidhje autorizimin e përdorimit emergjent të saj me 21 Dhjetor. Takimi ishte planifikuar të mbahej me 29 dhjetor, por në saj të rezultateve të vaksinës, u vendos që takimi të përshpejtohej.

Sapo EMA të autorizojë përdorimin, Komisioni Evropian do të ndjekë procedurat e shpejta për të shpërndarë atë për vendet anëtare të BE-së dhe ZEE-së.

Vaksina pas miratimit, do të jetë e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të BE në të njëjtën kohë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për