Presidenti i Këshillit Europian, Michel: Perspektiva europiane e vendeve te Ballkanit Perëndimor mbetet e një rëndësie të veçantë
Vetëm pak minuta para takimit jo-zyrtar BE-Ballkani Perëndimor, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ka bërë një deklaratë në lidhje me pritshmëritë e këtij takimi.
Ndër të tjera ai është shprehur “Perspektiva Evropiane për këto vende është shumë e rëndësishme për ne. Do të thotë që ne do të përpiqemi të kemi një diskutim strategjik për qëllimet e rëndësishme që duhet të përpiqemi t’i arrijmë së bashku.”
Ky takim së bashku me deklaratat e Macron gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, vetëm pak ditë më parë, se Franca do të heqë dorë nga bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë një sinjal i rëndësishëm për këto dy vende të cilat presin të ecin përpara në procesin e integrimit.
Metodologjia e re e zgjerimit e prezantuar më 5 shkurt gjithashtu do jetë objekt i takimit të mbrëmjes së sotme e cila mund të konsiderohet një ‘përgatitje për samitin që do të mbahet në Zagreb në maj të 2020’. “Me të gjitha këto vende për të parë se si mund ta thellojmë partneritetin, të konsolidojmë një perspektivë evropiane, të japim sinjale në drejtim të përparimit që duhet të ndjekim në sundimin e ligjit, për reformat në mënyrë që të zvogëlohet korrupsioni , për të luftuar krimin e organizuar, dhe shpresoj se do të kemi një diskutim të sinqertë, intensiv, të hapur këtë mbrëmje, e cila do të jetë një mundësi për të parë se sa konkrete dhe shumë të saktë mund të parashikojmë të ardhmen e partneritetit me Bashkimi Evropian” u shpreh ndër të tjera në deklaratën e sotme Presidenti i Këshillit Michel.
Eunews.al