Premtimi i Macron: Kemi nevojë për t’u vaksinuar sa më shpejt, do ndihmoj Afrikën me vaksina

28 May 2021 23:56
Shpërndaje:

Emanuel Macron, presidenti i Francës ka premtuar se do të sigurojë vaksina për Afrikën. Këshu deklaroi sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, zhvilluar në Pretoria.

Sipas tij Afrika përbën rreth 20% të nevojës botërore për vaksina.

“Në këtë takim diskutuam për një strategji që do të ndihmonte industritë e vaksinave të prodhonin sa më shpejt doza kundër Covid. Ne kemi nevojë për t’u vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo duhet të bëhet në të gjithë botën”, ka thënë Macron.

Reklamë Ola

Eunews.al