Policia del me njoftim zyrtar për videot intime, nis hetimi dhe gjurmimi i adresave IP

30 Sep 2026 • 22:34
Shpërndaje:

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet kryesisht për rastin, ndërsa çështja po ndiqet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Sipas njoftimit, specialistët po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e adresave IP, faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë materialet.

Reklamë Ola

Në të njëjtën kohë, Policia po ndërmerr procedurat për heqjen e përmbajtjeve nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Reklamë InterMedika

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar përgjegjësit e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve.