Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

01 Jul 2025 11:11
Shpërndaje:

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Reklamë Ola

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

Reklamë InterMedika