Parlamenti Europian i kërkon vendeve anëtare të përfshijnë Ballkanin Perëndimor në fondet e solidaritetit
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë, ditën e sotme në seancën plenare në Bruksel, një rezolutë të përbashkët për masat e nevojshme për të luftuar pasojat e pandemisë Covid-19, e cila gjithashtu parashikon përdorimin e Bondeve të Rimëkëmbjes (Recovery Bonds) të lidhura me buxhetin e BE-së.
Rezoluta u miratua me 395 vota pro, 171 kundër dhe 128 abstenime, me një total prej 694 votash.
Përpos kërkesës për solidaritet ndër vendet anëtare, Parlamenti Europian i kërkon Komisionit Evropian të shtrijë solidaritetin edhe ndaj Ballkanit Perëndimor.
Duke theksuar faktin që pandemia nuk njeh kufij apo ideologji dhe se kërkon bashkëpunimin dhe solidaritetin e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare “thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Pikërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Europian nëpërmjet Rezolutës i bën thirrje vendeve anëtare që t’i përfshijnë vendet e rajonit në Fondin e Solidaritetit të BE-së dhe të përjashtohen nga skema e autorizimit të përkohshëm të eksportit për pajisjet mbrojtëse.
Një vëmëndje të veçantë Parlamenti Evropian i kushton pakicave Rome, që në këto krize të shëndetit publik janë grupimi me qasjen më “të ulët në shërbimet e kujdesit shëndetësor”.
Eunews.al