×
Monday, September 26, 2022

“Pandemia tregoi se sistemi shëndetësor polak vuan nga mungesa e stafit”

February 17, 2021

Pandemia tregoi se vendi ka një numër të ulët personeli shëndetësor, përfshirë mjekë, infermierë dhe ndihmësmje, tha sot ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Pajisjet mund të blihen, spitale të përkohshme mund të ndërtohen, shtretër mund të shtohen, ndërsa personeli është elementi që vepron si një pengesë”, shtoi ai, kur u pyet se cili është mësimi më i rëndësishëm për të marrë nga pandemia deri më tani.

“Sipas mendimit tim, sigurimi i një numri të duhur të personeli mjekësor dhe krijimi i kushteve të punës që ata të përqendrohen në trajtimin e pacientëve dhe jo në debatet për pagat ose gjendjen financiare, është fatkeqësisht një sfidë me një kohë më të gjatë”, vazhdoi ministri.

Niedzielski theksoi se është e pamundur të zgjidhen problemet e neglizhencës afatgjatë brenda një termi, duke pretenduar se hapat për përmirësimin e çështjeve të personelit ishin ndërmarrë tashmë.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments