OKB miraton rezolutën globale të solidaritetit për koronavirusin

03 Apr 2020 11:39
Shpërndaje:

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbrëmë vonë ka miratuar njëzëri një rezolutë, duke kërkuar një solidaritet global dhe bashkëpunim ndërkombëtar kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Rezoluta, e përgatitur nga Norvegjia, Zvicra dhe Gana dhe e sponsorizuar nga 188 vende, u miratua njëzëri në asamblenë me 193 anëtarë.

Kjo ishte rezoluta e parë e miratuar për shpërthimin e virusit COVID-19, e cila vjen pasi numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus kaloi shifrën 1 milion në mbarë globin.

Reklamë Ola

Në rezolutë u theksua nevoja e ndihmës për vendet e varfëra dhe për më të prekurit, e cila po ashtu theksoi efektet shkatërruese të virusit COVID-19 në shoqëritë dhe përçarjen e saj serioze për ekonominë globale, si dhe për udhëtimet globale.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në mbarë globin.

Reklamë InterMedika

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se infektimet nga ky virus në të gjithë botën tejkaluan shifrën 1 milion, me mbi 53 mijë vdekje dhe mbi 211 mijë të shëruar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x