×
Friday, March 28, 2025

“OBSH të sqarojë origjinën e COVID-19”

April 22, 2020


Organizata Botërorë e Shëndetësisë duhet të sqarojë origjinën e COVID-19, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Lugi Di Maio, në një intervistë për ”Al Jazeera”.

”Italia në këtë krizë gjithmonë ka garantuar transparencë maksimale”, tha Di Maio.

”Dhe të njëjtën transparencë kërkojmë nga të gjitha vendet. Ne kemi kërkuar që Organizata Botërorë e Shëndetësisë apo Organizata e Kombeve të Bashkuara të bëjnë sqarimin maksimal mbi origjinën e këtij virusi”, theksoi ai.

“Qëllimi ynë tani është ta mposhtim përfundimisht koronavirusin dhe, për këtë arsye, të gjitha proceset ndërkombëtare për të kuptuar origjinën e tij do të jenë të mirëseardhura”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Lugi Di Maio, në një intervistë për “Al Jazeera”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments