×
Wednesday, January 22, 2025

“Nuk jemi njëlloj”/ Balla: Basha vendos partinë në shërbim të vandalëve, Iliri bën politikë me akuza kundër Policisë, Monika orkeston gurët

December 11, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë duke akuzuar krerët e opozitës se vranë në 21 Janar 2011 dhe nuk dhanë dorëheqjen, duke sjellë në vëmendje dorëheqjen e Lleshajt pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Balla duke sjellë shifrat e të vrarëve e të plagosurve në Gërdec dhe më 21 Janar shprehet se “ja pse nuk jemi të gjithë njëlloj”.

“Polici fajtor për vrasjen e 26-vjeçarit, doli menjëherë para gjykatës (urdhërarresti u zbatua menjëherë, jo si në 2011), Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen (jo si në 2011, kur u ngrit në detyrë), ndërsa Sali Berisha krihet dhe krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Lulzim Basha vendos partinë në shërbim të vandalëve, Iliri bën politikë me akuza kundër Policisë dhe Monika orkeston gurët”, shprehet Balla.

Balla sjell në vëmendje se në Gërdec në vitin 2009 pati 26 vdekje, 350 të plagosur. Fatmir Mediu emërohet nga Ministër i Mbrojtjes në Ministër Mjedisi. Më 21 Janar 2011 pati 150 të plagosur, 4 vdekje dhe Lulzim Basha nga Ministër i Brendshëm kalon kandidat për bashkinë e Tiranës dhe më pas kryetar i PD-së.

Përkundër këtyre shifrave vjen dhjetori 2020. Vritet nga një efektiv i policisë Klodian Rasha, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments