Një tërmet 6.3 ballë godet Kroacinë

29 Dec 2020 14:20
Shpërndaje:

Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare bëri të ditur se një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh sipas Rihterit ka goditur sot Kroacinë rreth orës 12:20 me kohën lokale.

Sipas të dhënave të EMSC-së tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 9 kilometrave nga Siska dhe 46 kilometra nga kryeqyteti kroat Zagrebi.

Dridhja e fortë e tokës u ndje edhe në vendet fqinje, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x