“Në këto 30 vite PS ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë/ Balla uron socialistët me videon e veçantë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar me një video të veçantë ditëlindjen e 30 të Partisë Socialiste, forcës kryesore politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste e Shqipërisë spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Gjithashtu Balla shpreh mirënjohjen për të gjithë themeluesit kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë👐🏼🇦🇱
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste🌹🇦🇱, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale👍🇦🇱🇪🇺
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F1015578689187308%2F&show_text=false&width=560&t=0
Eunews.al
