“Ndikimi ekonomik dhe financiar nga koronavirusi është ndjerë globalisht”



189 vendet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar qëndrojnë të bashkuar për të adresuar sfidat globale që lidhen me epideminë e Coronavirus (COVID-19.
Në një deklaratë të publikuar sot, vendet anëtare të përfaqësuara në Komitetin Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar (IMFC) thuhet se ndikimi ekonomik dhe financiar gjithashtu është ndjerë globalisht, duke krijuar pasiguri dhe duke dëmtuar perspektivat e afërta.
Më tej, në deklaratë shprehet vendosmëria për të ofruar mbështetjen e nevojshme për të zbutur ndikimin, veçanërisht për njerëzit dhe vendet më të rrezikuara.
“Ne i kemi bërë thirrje FMN-së që të përdorë të gjitha instrumentet e saj të disponueshëm të financimit për të ndihmuar vendet anëtare në nevojë. Ne kemi besim se, duke punuar së bashku, do ta kapërcejmë sfidën me të cilën përballen dhe do të rivendosim rritjen dhe prosperitetin për të gjithë”, – citohet deklarata e IMFC.

